Maqedoni

“Dita e Frankofonisë”, të shtunën garë solidariteti

17.03.2015 14:58

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë” në Maqedoni, që do të mbahet të shtunën në orën 12...

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë” në Maqedoni, që do të mbahet të shtunën në orën 12, Instituti francez ka organizuar garë të solidaritetit me moton “Vrapo për Frankofoninë”.
 
Të gjithë të interesuarit mbi 15 vjet që duan të marrin pjesë do të kenë mundësi të paraqiten më së voni deri ditën e nesërme.
 
“Në kuadër të këtij programi theksi është vendosur në shfrytëzimin dhe studimin e gjuhës frënge dhe llojllojshmërisë së kulturave dhe pranisë frankofone në Maqedoni dhe ne tanimë dy vite kemi përfshirë tërë këtë punë të trashëgimisë kulturore”- deklaroi ambasadorja e Francës, Laurence Auer.
 
Drejtoresha e Institutit francez, Isabelle  Marchi Barbaox, tha se sporti është anë e fortë e Maqedonisë.
 
“Sporti paraqet mjet të shkëlqyeshëm për këmbimin midis gjuhëve dhe kulturave, midis amatorëve dhe profesionistëve pa marrë parasysh origjinën dhe mundëson të mbrohen vlerat sportive dhe të ngrihet vetëdija tek të rinjtë për solidaritet dhe etikë në sport”- tha drejtoresha e Institutit francez, Isabelle Marchi Barbaox.
 
Ambasadorja e Francës prezantoi edhe disa aktivitete tjera në kuadër të shënimit të kësaj dite, që kanë të bëjnë me gastronominë  dhe sportin. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI