Lajçak nesër në Beograd, do të takohet me Vuçiqin
13.11.2023 18:45
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak...

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të shkojë nesër në Beograd për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenca serbe ka njoftuar se takimi do të nisë në 11:00.
Lajçak javën e kaluar ishte në Kosovë ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Me të u mor vesh që ai dhe kryenegociatori serb të takohen në Bruksel këtë të enjte.
