Ahmeti në bisedë për krijimin e “Frontit Evropian”

13.11.2023 21:29

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, paralajmroi krijimin e një “Fronti evropian” të cilit do t’i bashkëngjiten edhe forca të tjera politike. Për këtë qëllim Ahmeti tha se është duke zhvilluar bisedime me Aleancën për Shqiptarët dhe subjekte tjera të sapothemeluara.

Ai njëherit u bëri thirrje që të gjitha subjekteve politike që t’i bashkohen kësaj nisme teksa nuk la të hapur edhe mundësinë që në zgjedhjet e ardhëshme me Aleancën për Shqiptarët të garojnë me lista të përbashkëta.

“Sigurisht se në bisedë jam me Aleancën për Shqiptarët, partinë e Popullit dhe Partinë për Ardhmëri Europiane. BDI është thellë e angazhuar dhe e përcaktuar për një Aleancë për një front të përbashkët për Europë, dhe në këtë aleancë është biseduar me partinë më te vjetër me PDSH, dhe me partitë që i thekësova më lartë, është duke u biseduar edhe me ASH-në, d.m.th do të jetë një organizim shumë më cilësor dhe shumë më i dobishëm për qytetarët” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lidhur me vlerësimet e VMRO-DPMNE-së se BDI do të ngelet në opozitë, Ahmeti me përgjigje.

“Kështu fliste edhe Zoran Zaevi nëpër fushata ku kërkonte, dhe mësoi të vetmën fjalë në gjuën shqipe “BDI OPOZIT”. Kështu që edhe të tjetër çka flasin na marrshin pleshtat, sepse BDI është i etabluar” – deklaroi Ahmeti.

Ahmeti poashtu ka shtuar se pozita e Kryeministrit shqiptarë mbetet në funksion, që është në kuadër të bisedimeve me LSDM-në që 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve Kryeministri i vendit të jetë shqiptarë.

Sipas Ahmetit shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë sy-hapur dhe të vëmendshëm, dhe se përpos rrugës europiane nuk ka rrugë tjetër që mund t’ju sigurojë atyre perspektivë dhe ardhmëri më të sigurtë, teksa ftoi të gjitha partitë politike të mbështesin ndryshimet kushtetuese që të hapet rruga evropiane  e vendit. Këto komente Ahmeti i bëri gjatë një tubimi nga dega e Çairit në promovimin e kandidatëve sekretariateve të BDI-së në këtë komunë. (Fitim Kryeziu, TVM2)