ITKSH, promovohet libri “Beteja për 20 përqindëshin”
Në prani të dhjetëra intelektualëve dhe studiuesve....

Në prani të dhjetëra intelektualëve dhe studiuesve në Institutin e Trashëgimnisë Shpirtërore e Kulturore u promovua libri “Beteja për 20 përqindëshin”, nga studiuesi Ardit Bido.
Libri trajton fluiditetin e identitetit etnik në tri fshatra të Himarës, teksa paralajmëron implikimet politike dhe tendencën për të krijuar artificialisht greqizimin e bashkive, Himarë dhe Konispol, përmes vetëdeklarimit të rremë të mbi 20% të banorëve si grekë.
“Çfarë është identiteti, kjo narrative gënjeshtër që i nevojitet kombeve i nevojitet për të krijuar kohezionin e vet kombëtarë, ç’kërkon primodijalizmi na lë që të lëmë ne në hije ne në ballkan ku shpesh shkencën e kemi të lidhur me kto lloj narativash dhe rrymash të vërrtetën. Çfar duhet të na trembë është implikimi politik. Fakti që përmes pensioneve dhe pashaportave Bullgaria dhe Greqia nshqippëri tetntonin që tëprodhojnë jo vetëm tëkalojë fluiditeti nëinteresin e tyre atje ku ka fluiditetpor edhe tëprodhojnëshifra artificial ku nuk ka fluiditet”. – tha autori i librit, Ardit Bido.
Drejtori ITKSH-së theksoi se ky libër vjen pikërisht në momentin kur mungon e një mekanizëm pë tu rezistuar projekteve kundër popullit shqiptarë.
“Ky libër vjen nëmomentin më kritik që ndodhet populli shqiptarë sepse nuk ka mekanizma mbrojtës ose elitat politike dhe shtetërore nuk kanë krijuar një mekanizëm mbrojtës për tu rrezistuar këtyre projekteve tëcilat të cilat janëtë koordinuara nga njëqendër e caktuar.Në shikim tëparë nuk mund ti lidhish por metoda e veprimit të këtyre t’i shteteve, sidomos Srbisë,Maqedonisë dhe Greqisë vetëm forma është e ndryshme” – tha Drejtori i ITKSH-së, Skender Asani.
Për herë të parë, studiuesi Ardit Bido paraqet të dhënat e kombësisë nga regjistri i gjendjes civile, si dhe numrin minimal dhe maksimal të atyre që kanë kombësi shqiptare në regjistër, por vetidentifikohen grekë, por që nuk i kalojnë 15% në asnjë prej dy bashkive. (Ardita Ramadani, TVM2)
