Maqedoni

Parashikimi i motit

14.11.2023 09:03

Vendi sot do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij....

Vendi sot do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij. Nëpër disa lugina në mëngjes do të ketë paraqitje të mjegullës. Pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, por nuk do të ketë reshje.
 
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 21°C.
 
Në Shkup, në mëngjes me mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17°C.