Maqedoni

Shkup, gjobiten 241 shoferë, 45 për vozitje të shpejtë

14.11.2023 10:33

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik....

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik ku vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 241 gjoba
 
Dyzet e pesë gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, njëzet e dy për ngasje të makinës pa patentë shoferi dhe nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.
 
Janë vendosur edhe shtatëmbëdhjet gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, njëzet e nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur. 
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.