Maqedoni

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, hap Konferencën “Inovacioni dhe ndërmarrësia”

14.11.2023 11:29

Kryetari i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të hapë Konferencën...

Kryetari i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të hapë Konferencën rinore me temë "Inovacioni dhe ndërmarrësia rinore: Krijimi i një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e OSBE-së”, e cila mbahet sot në Shkup. Ky forum rinor është pjesë e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe në të, përfaqësuesit e të rinjve nga vendet pjesëmarrëse në OSBE do të kenë mundësinë të debatojnë dhe të gjejnë zgjidhje inovative për komunitetet ku jetojnë. 
 
Të rinjtë do të debatojnë për zgjidhjen e problemeve sociale dhe mjedisore në komunitetet e tyre përmes sesioneve interaktive. Kjo konferencë vjen si rezultat i prioriteteve qendrore të kryesimit të OSBE-së në vitin 2023, ku integrimi i perspektivave rinore në të tre dimensionet e Organizatës është pjesë shumë e rëndësishme dhe do të prezantohen edhe rezultatet dhe rekomandimet që do të dalin nga Këshilli Ministror i OSBE-së, që do të mbahet në fund të këtij muaji në Shkup.