Maqedoni

Klinika për sëmundje të fëmijëve: Esheria koli, shkaktare e sepsës te foshnja

14.11.2023 11:47

Bakteria Esheria koli shkaktoi sepsën te foshnja nga Prilepi, konfirmoi udhëheqësja e kujdesit....

Bakteria Esheria koli shkaktoi sepsën te foshnja nga Prilepi, konfirmoi udhëheqësja e kujdesit intensiv neonatal në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Aspanzija Sofijanova, ku humbi jetën foshnja. 
Ajo theksoi se foshnja është sjellë nga Prilepi në Klinikën e fëmijëve në Shkup në gjendje të rëndë me dëmtim të veshkave dhe mushkërive të bardha.
 
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, u zotua se do të angazhohet në zbardhjen e të gjitha skandaleve në Shëndetësi. Sërish ftoi Prokurorinë që të dalë me emra konkret për rastin në Onkologji.