Botë
Egjipti: Pika kufitare Rafah është e hapur, Izraeli pengon hyrjen e ndihmave
14.11.2023 12:33
Egjipti njoftoi se pika kufitare Rafah e hapur për Rripin e Gazës nuk është mbyllur...

Egjipti njoftoi se pika kufitare Rafah e hapur për Rripin e Gazës nuk është mbyllur, por Izraeli pengon hyrjen e ndihmave. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Abu Zeid, deklaroi se perceptimi që pika kufitare Rafah mbahet e mbyllur nuk është e vërtetë.
“Pika kufitare Rafah është e hapur. Ata që pengojnë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës me kushte penguese dhe arsye të pabaza është pala izraelite.”, tha Abu Zeid, i cili shtoi se i dënojnë ata që pretendojnë të kundërtën e kësaj.
“Ata të cilët pretendojnë se kufiri është i mbyllur, të dëgjojnë deklaratat nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë rajonin.”, deklaroi Abu Zeid.
Ai theksoi se nga deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtarë mund të kuptojnë se pala egjiptiane ka përmbushur përgjegjësitë e saj për të siguruar që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza në mënyrë të vazhdueshme.
