Botë

Cikloni “Pam” në Japoni, organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje urgjente për ndihma

17.03.2015 15:03

Cikloni “Pam”, i cili preku Vanuatun më 13 dhe 14 mars, vrau së paku 24 vetë dhe shkaktoi shkatërrime të shkallës së gjerë, me ç’rast era arrinte shpejtësinë edhe më tepër se 300 kilometra në orë...

Kryqi i Kuq e ka publikuar një thirrje urgjente për 3.2 milionë dollarë ndihmë për të mbijetuarit. 
 
Organizata ndërkombëtare, UNICEF, raporton për 60.000 fëmijë të prekur, ndërsa kërkojnë mbështetje nga organet kompetente të ndihmojnë në rregullimin e shkollave, me qëllim që të fillohet procesi mësimor dhe me të cilin proces fëmijët do të kenë mundësinë të tejkalojnë stresin.
 
"Ajo që ne mendojmë  apo vlerësimi ynë është se rreth 60.000 fëmijë janë të prekur nga Cikloni “Pam”. Qeveria bëri një punë të mirë në evakuimin e njerëzve nga zonat më të rrezikshme, të cilat kufizojnë dëmet që mund t’i shkaktohen njerëzve"- tha drejtori i UNICEF-it, Anthony Lake.
 
Kryqi i Kuq thotë se të mbijetuarit e ciklonit kanë nevojë të menjëhershme për ujë, ushqim dhe strehim të sigurt. Qeveria e këtij vendi vlerëson se 130 mijë njerëz, pra gati gjysma e popullatës, janë prekur nga kjo katastrofë natyrore.
 
LEUNORA KALIQI