Struga ngjitet në renditjen e UEFA-së
14.11.2023 15:01
UEFA ka publikuar renditjen më të fundit për klube në Europë, në të cilën kampionët aktual të vendit Struga Trim Lum...

UEFA ka publikuar renditjen më të fundit për klube në Europë, në të cilën kampionët aktual të vendit Struga Trim Lum, që kishte verën më të gjatë evropiane nga skuadrat vendorre ka shënuar një ngjitje prej plotë 89 pozitave. Struganët këtë verë nuk ia dolën të siguronin kualifikimin në fazën e garave në grupe të Ligës së Konferencës, ashtu që rezultatet e mira iu mundësuan të ngjiten në pozitën e 328 të renditjes së skuadrave më të mira në kontinetin e vjetër.
“Liqenasit” kanë koeficinetin 3,500. Skuadra me rënditjen më të mirë në UEFA, nga skuadrat e vendit krahas humbjes së plotë 26 pozitave mbetet Shkëdija. Tetovarët tani mbajnë pozitën e 176-të dhe kanë koeficientin 8.00. Vetëm tri pozita më poshtë gjendet skuadra e Shkupit, e cila ka shënuar një ngritje për tri pozita me koeficinetin 7.50 dhe tani mban pozitën e 179 në renditjen e UEFA-së. Po ashtu një ngjitje në krahasim me renditjen e më parshme ka shënuar ehde skuadra e Makedonija Gj.P. Kjo skuadër vendore tani mban pozitën e 331. Asnjë risi në tri pozitat e para me Manchester City në krye, i ndjekur nga Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit.
