Maqedoni

MPJ: Dy shtetas të Maqedonisë janë evakuuar nga Gaza

14.11.2023 15:05

Dy shtetasit e fundit të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës...

Dy shtetasit e fundit të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. 
 
Bëhet fjalë për një çift të martuar, të cilët janë transferuar përkohësisht nga Gaza në territorin egjiptian dhe pritet të mbërrijnë në vend nga kryeqyteti Kajro.
 
“Dëshiroj të shpreh mirënjohje të veçantë për përkushtimin dhe profesionalizmin e ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro, Maçei Kaçorovski dhe Elma Altorok, të cilët bënë përpjekje të jashtëzakonshme në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe me qytetarët tanë.”, njofton Osmani në profilin e tij në Facebook.
 
Para dy javësh nga Gaza në Kajro janë evakuuar tre shtetas maqedonas – një baba me dy fëmijë dhe bashkë me ta është evakuuar edhe nëna, e cila është shtetase e Palestinës.