Italia përballet me probleme shëndetësore

14.11.2023 15:06

Përfaqësuesja e futbollit të Italisë, ka vazhduar seancat stërvitore në qendrën sportive Coverciano në Firence...

Përfaqësuesja e futbollit të Italisë, ka vazhduar seancat stërvitore në qendrën sportive Coverciano në Firence, përpara dy ndeshjeve vendimtare kualifikuese të Euro-24 kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës. Përzgjedhësi Spaleti po përballet me probleme shëndetësore të futbollistëve të tij.
 
Pas mbrojtësit të djathtë Davide Calabria dhe Rafael Toloi si dhe portierit Alex Meret, që nuk iu bashkuan ekipit kombëtar të Italisë pas lëndimeve të fundit. Tani është edhe Manuel Locatelli që largohet nga grumbullimi i përfaqësueses së Italisë. Mesfushori i Juventusit ka pasur një frakturë në brinjë dhe pas konsultimit me mjekët e përfaqësueses, ka lënë grumbullimin, duke u rikthyer menjëherë në Torino.
 
“Lokaleti, u kthye tek skuadra e tij”, ka thënë në takimin e mbrëmshëm me gazetarë trajneri Luçiano Spaleti.
 
Kështu Spaleti në  ndeshjet e fundit eliminatore kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, nuk do kenë në shërbim këto futbollist. Spaleti në vend të Lokatelit, ka ftuar Manuel Lacari të Lacios. Italia të premten në stadiumin Olimpik në Romë, do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndërsa të hënën në terren neutral në Leverkuzen do të përballet me Ukrainën.