Kosova nisi përgatitjet për ndeshjen me Zvicrën
14.11.2023 15:12
Pas fitores kundër Izraelit (1-0), përfaqësuesja e Kosovës sot i rikthehet stërvitjeve...

Pas fitores kundër Izraelit (1-0), përfaqësuesja e Kosovës sot i rikthehet stërvitjeve. Dardanët më 18 nëntor do të ndeshen me Zvicrën në Basel, në një tjetër sfidë të rëndësishme për kualifikuset e Evropianit “Gjermania 2024”.
Futbollistët e drejtuar nga përzgjedhësi Primozh Gliha, në Kampin Nacional në Hajvali, sot do të mbajnë stërvitje e zakonshme para duelit me zviceranët. Pas ndeshjes me Zvicrën, Kosova më 21 nëntor në “Fadil Vokrri” përballet me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit të këtij cikli garues. Kujtojmë se Kosova ka 10 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara dhe zë pozitën e pestë.
