Maqedoni
Eurointegrime, Osmani: Pjesëmarrje në vendimet e BE-së para anëtarësimit
14.11.2023 15:19
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përgëzon idenë e pranuar të tij nga ana e Unionit Evropian...

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përgëzon idenë e pranuar të tij nga ana e Unionit Evropian që vendet aspirantë të integrohen para se të bëhen anëtarë të plotë, vullnet të cilin e ka paraqitur edhe shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell, i cili dëshiron t’i përfshijë vendet aspirantë në vendimet për politikë të jashtme, si dhe në mbledhjet e Unionit, në cilësinë e mbikëqyrësve.
“Nëse Maqedonia e Veriut është e harmonizuar 100% me politikën e jashtme të sigurisë, përse unë nuk jam pjesë e Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit Evropian? Nuk është patjetër të kem të drejtën e votës derisa nuk jemi anëtarë, megjithatë, duhet të jem në tavolinë, ashtu siç duhet të jemi në tavolinë gjithkund ku jemi të harmonizuar me reformat dhe standardet e Bashkimit Evropian.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Gjendja e OSBE-së, Osmani: Mungesa e konsensusit bën probleme
Osmani foli edhe për përpjekjen për pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm rus, Llavrov, në Samitin e Këshillit Ministror të OSBE-së. Kjo organizatë për momentin ballafaqohet me mbarimin e mandatit të 4 organeve më 4 dhjetor, për çka sipas Osmanit, për arsye të mungesës së konsensusit, skenari më i mirë është vazhdimi i mandateve edhe për një vit.
“Shpresoj se do të kemi sukses të jemi të gjithë këtu të pranishëm, me qëllim që të mund të sjellim vendime të rëndësishme për mbijetimin e OSBE-së.”, - theksoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Ambasadori amerikan në OSBE: Llavrori në Samitin e OSBE-së s’do të pritet mirë
Ambasadori amerikan në OSBE, Majkëll Karpenter, pjesëmarrjen e ministrit rus në Samit e sheh me pritje të ftohtë, për shkak të sulmit të tyre ndaj Ukrainës. Në samitin e OSBE-së pret pjesëmarrjen e sekretarit amerikan, Antoni Blinken, por nuk zbulon informacione të sakta.
“Është e qartë se asnjë ministër nuk do ta presë Segej Llavrovin duar hapur. Atë që Rusia ia bën Ukrainës është absolutisht e tmerrshme, por në fund të ditës OSBE-ja është organizatë inkluzive dhe ka 57 vende anëtare.”, - u shpreh ambasadori amerikan në OSBE, Majkëll Karpenter.
Këto komente u thanë në forumin mbi të ardhmen e qëndrueshme të rinisë së OSBE-së, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të të rinjve nga vendet anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
