Komisioni Anketues për Onkologjinë, Opozita: Fajtorët kanë emër dhe mbiemër
Sërish atmosferë e tensionuar...

Sërish atmosferë e tensionuar në Komisionin Anketues për rastin e Onkologjisë. Qeveria dhe opozita, me akuza të ndërsjella se kush krijoi problemet në shëndetësi. Opozitarët, decid se fajtorët kanë emër dhe mbiemër dhe se nuk duhet asgjësuar materiali dëshmues i nevojshëm për procedurën parahetimore.
“Aktorët kryesorë për skandalin në Onkologji janë ish-ministri I Shëndetësisë, drejtorët e Fondit Shëndetësor, “Malmed” dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor. Gjithkush që e njeh strukturën e sistemit shëndetësor, e di se nëse funksionojnë të gjitha këto elemente nuk do të vjen deri te keqpërdorimet.”, - deklaroi Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja.
Pozita: Të ketë përgjegjësi politike, jo penale
“Dr. Nino Vasev tregoi që kutitë që janë përdorur duhet të jenë dëshmi se nuk ka pasur shitje në të zezë, janë vendosur ne depo. Por tani më 7 nëntor, Qeveria siguron firmën që do të bëjë transportin për riciklimin dhe shkatërrimin e materialit dëshmues të dobishëm për procedurën parahetimore. Këto dëshmi duhet t’i përdorë prokurori më i paaftë, Jovevski, i cili edhe pse ka raportin e revizionit, ende nuk ka ngritur hetim për këtë çështje.”, - theksoi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja.
Nga LSDM-ja shprehën dyshimin se do të arrihen përfundime të drejta. Atyre nuk u pëlqen fakti që për dy ditë kolegët opozitarë i potencojnë fajtorët me emër e mbiemër.
“Përgjegjësinë për skandalin në Onkologji duhet ta kërkojmë me vite të tëra, por unë nuk do të lejoj personalisht të potencoj askënd me emër dhe mbiemër, sepse konsideroj se ne duhet të vërtetojmë përgjegjësinë politike, por përgjegjësinë penale të kujt do qoftë, nuk dua të jem pjesëmarrëse dhe të jap komente të tilla.”, - u shpreh Marija Georgieva nga LSDM-ja.
“Kuptuam se çka do të thotë kato sistemi, sa para janë shpenzuar për të nga udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, andaj sërish do të inicioj të përqendrohemi në deklaratat e dëshmitarëve dhe jo të formohet qëndrim paraprak i pabazë për inicimin e përgjegjësisë politike.”, - deklaroi Martin Kostovski nga LSDM-ja.
Komisioni Anketues do t'i shqyrtojë procesverbalet deri më 3 dhjetor dhe më pas do të marrë një vendim për përgjegjësinë e mundshme politike. (Flutura Latifi, TVM2)
