Futboll

Sonte me sfida të “nxehta” championsi

17.03.2015 15:07

Monaco që bëri sensacion në ndeshjen e parë të këtij rrethi duke mposhtur midis Londrës, Arsenalin, me rezultat 3-1...

Monaco që bëri sensacion në ndeshjen e parë të këtij rrethi duke mposhtur midis Londrës, Arsenalin, me rezultat 3-1, sfidën e radhës kundër “Topçinjve” që luhet sonte, do ta pres me qetë, edhe pse skuadra e Arsene Wengerit akoma beson se të përzgjedhurit e tij mund ta përmbysin rezultatin e lojës që parë është në favor të ekipit francez.
 
Ndërkohë, ndeshje e fortë pritet të luhet edhe në “Vicente Calderon”, ku kampionët në fuqi të Spanjës do të sfidojnë Bayer Leverkusenin e Gjermanisë.
 
Ndeshja e parë është mbyllur në favor të gjermanëve të Leverkusenit (0-1), por këtë rezultat madrilenët synojnë ta përmbysin në duelin e sontëm.
 
Ndërkohë, edhe ndeshjet e mbrëmjes së mërkurë, ku do të takohen Barcelona-Manchester City dhe Borussia Dortmund-Juventus pritet të jenë interesante.