Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Mickoski: Të organizohen njëkohësisht
14.11.2023 17:14
VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish fton pushtetin që të ulen sa më shpjet që është e mundur për të diskutuar mundësinë

VMRO-DPMNE-ja opozitare sërish fton pushtetin që të ulen sa më shpjet që është e mundur për të diskutuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare me ato presidenciale. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, tha se ata janë të gatshëm për marrëveshje dhe për bisedë të çfarëdo formati.
“Kemi folur për një kohë të gjatë që duhet të ketë zgjedhje të përbashkëta dhe me një kosto, sepse Maqedonia nuk është një vend i pasur që mund të përballojë cikle të tilla të ndara dhe nga ana tjetër zgjedhjet e përbashkëta rrisin mundësinë që zgjedhjet të jenë të suksesshme që të mos ketë përsëritje dhe të mos hyjmë në një krizë shtesë kushtetuese dhe ligjore. I inkurajoj lidershipin e LSDM-së, Zeqeviçin dhe Kovaçevskin që ta tejkalojnë veten dhe të qëndrojnë në interes të popullit dhe të pajtohen për datën.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Osmani: Jemi të hapur për të gjitha opsionet
Nga BDI-ja thonë se partia ende nuk ka një vendim formal, për shkak se nuk janë mbledhur organet, por anëtarësia po mendon për datën e zgjedhjeve. Janë të hapur për të gjitha opsionet, sepse mendojnë se BDI-ja fiton në çdo variant.
“Ekziston një mendim mbizotërues se nga pikëpamja logjistike-financiare dhe administrative mund të jetë shumë e vështirë për shtetin që të ketë dy cikle zgjedhore çdo tre muaj, se institucionet do të paralizohen, se do të jetë një shpenzim shumë i madh, po shqyrtohet kjo. Prandaj mendohet se ndoshta zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen në të njëjtën ditë, por ne jemi të hapur për të gjitha opsionet. Nuk ka asnjë vendim. Ne do të mundohemi të diskutojmë me partitë politike, thjesht nga aspekti logjistik dhe financiar se ndoshta kjo është një qasje më e mirë.”, - theksoi Bujar Osmani.
Osmani njëherit ka theksuar se në 100 ditshin e fundit, kryeministri do të jetë i propozuar nga BDI-ja dhe nëse zgjedhjet do të jenë të përbashkëta, kjo duhet të ndodhë që në fillim të janarit të vitit të ardhshëm.
FITIM KRYEZIU
