Dita Botërore e Diabetit, sfidë mbetet qasja në insulinë dhe kujdesi
Diabeti po merr dimensione gjithnjë dhe më të mëdha...

Diabeti po merr dimensione gjithnjë dhe më të mëdha dhe po i sulmon gjithmonë edhe më shumë fëmijët. Kjo sëmundje kronike metabolike që karakterizohet me nivele të larta të glukozës në gjak, me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave.
Pikërisht të prekurit nga kjo sëmundje, në ditën botërore të diabetit, rrëfejnë sfidat me të cilat përballen së jetuari me të.
“Mua personalisht m’u deshën 12 vite që ta pranoj faktin se fatkeqësisht nuk ka ilaç që mund ta largojë sëmundjen e diabetit, por se do të duhet të jetoj me të. E më pas mu deshën edhe 3 vite të tjera për ta kuptuar se me çfarë sfida dhe komplikime mund të ballafaqohem, nëse nuk e stabilizoj të njëjtin.”, - u shpreh pacientja diabetike, Tanja Shatanovska.
Qasja në insulinë dhe kujdesi për diabetin mbeten sfidë për shumë njerëz, derisa mbikëqyrja e sheqerit-glukozës në gjak është një komponentë themelore i kujdesit për diabetin.
“Nuk mund të mos ketë Azempik në Shën Nikollë, nga 12 pacientë kanë marrë vetëm 2 Azempik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar 12, kurse kompania ka sjellë vetëm 2, po na njoftojnë pacientët, jo barnatoret e insulinës.”, - theksoi Dime Vellev nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, me premtim se do t’i shqyrtojë informacionet dhe paralajmëroi zgjidhje të këtij sistemi.
“Që të mundet secili diabetik të shkojë në barnatore, të ketë fond të përcaktuar për glukometër dhe për shiritat, e nëse do dikush të marrë nga ndonjë brend tjetër, atëherë mund të paguajë shtesë, meqë thonë së ky është opsioni më i mirë për diabetikët.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Në RMV janë 120 mijë qytetarë të prekur nga diabeti. Autoritetet shëndetësore theksojnë se diabeti i tipit 2 në 50 për qind të rasteve mund të parandalohet. Po ashtu kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e të rrezikuarve, ndërkaq persona të tjerë 1 herë në 3 vjet. Rekomandohet kontrolli i rregullt i tensionit të gjakut, mbajtja e peshës nën kontroll, aktivitet fizik, përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra etj. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
