Maqedoni

LD: Pushteti po keqpërdor vlerat evropiane

14.11.2023 17:47

Lëvizja Demokratike ka kritikuar partitë në pushtet, e sidomos punën e tyre në Kuvend...

Lëvizja Demokratike ka kritikuar partitë në pushtet, e sidomos punën e tyre në Kuvend, të cilat përmes përdorimit të flamurit evropian po keqpërdorin vlerat dhe standardet evropiane. Sipas Fari Isenit nga LD-ja, këto shqetësime të opozitës janë dëshmuar tanimë edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian. 
 
“Në raportin e publikuar më 8 nëntor të gjithë kishin mundësi t’i shohin vërejtjet e KE-së, se flamuri i BE-së është keqpërdorur dhe abuzuar në Kuvend, për të shterur dhe shkurtuar debatin, për t’i shpejtuar ligjet që janë në interes vetëm të LSDM-së, BDI-së dhe ASh-së. E ndër të dhjetërat herë që brenda një raporti përmendet abuzimi i flamurit evropian është edhe kjo vërejtje citoj: Amendamentet për të përshpejtuar ndërtimin e katër seksioneve të autostradës përgjatë korridoreve 8 dhe 10, u miratuan në maj të vitit 2023, duke përdorur procedurën e shpejtë të flamurit të BE-së, me gjithë se ky nuk ishte një përdorim i duhur i procedurës.”, - deklaroi zëdhënësi i LD-së, Fari Iseni.
 
FITIM KRYEZIU