Ukrainë, lëshohet alarm gjithëkombëtar

14.11.2023 18:57

Një alarm gjithëkombëtar...

Një alarm gjithëkombëtar për sulme të mundshme ajrore u lëshua në Ukrainë, ku autoritetet i bënë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim.

“Ka rrezik për sulme raketore nëpër tërë Ukrainën. Avionët luftarakë MiG-31K, që i takojnë Forcës Ajrore të Rusisë, janë ngritur nga bazat e tyre ajrore”, tha Forca Ajrore e Ukrainës në një komunikatë.

Ajo nuk dha hollësi të tjera dhe e lashtoi deklaratën pasi një person u vra dhe një tjetër u plagos mëngjesin e 14 nëntorit në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk, i cili u sulmua nga tre dronë rusë.