Shqipëri, Gjykata vendos të ekstradojë një shtetas rus

14.11.2023 19:29

Një gjykatë në Shkodër...

Një gjykatë në Shkodër e ka pranuar kërkesën e Rusisë për ekstradimin e shtetasit rus, Igor Kokunov, i cili dyshohet si “bashkëpunëtor apo mbështetës i një autori të veprave të rënda penale në Rusi”.

Kokunov, 59 vjeç, ishte arrestuar më 28 gusht të këtij viti në pikëkalimin kufitar Muriqan, në veriperëndim të Shqipërisë.

Në atë kohë, Policia e Shqipërisë kishte thënë se Konkunovi “është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’”.