Lufta Izrael-Hamas, Biden: Besoj se pengjet do të lirohen

14.11.2023 20:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka deklaruar se është i angazhuar në bisedime ditore për ta siguruar lirimin e pengjeve që po mbahen nga grupi radikal palestinez, Hamas, i cilësuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian si organizatë terroriste.

“Mbahuni, ne po vijmë”, tha Bajden në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nga gazetarët se cili është mesazhi i tij për anëtarët e familjeve të pengjeve.

Biden theksoi se bisedon çdo ditë me palët e përfshira në bisedime për lirimin e mundshëm të pengjeve, por nuk deshi të japë hollësi.

Sipas zyrtarëve izraelitë, luftëtarët e Hamasit kanë rrëmbyer 240 pengje. Deri më tani janë liruar vetëm katër.