Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Ohër
Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët për 1 gradë Celsius, është matur në Berovë...

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët për 1 gradë Celsius, është matur në Berovë, ndërsa më nxehtë në Ohër me 10 gradë
Siç njoftoi DPHM, 2 gradë janë matur në Shkup-Petrovec, 3 Strumicë, Kriva Pallankë 4 Shkup-Zajçev Rid, Veles, Demir Kapi, Shtip, Veles, Manastir, 5 Tetovë, Gjevgjeli, Kavadar, 6 Kodra e Diellit, Lazaropole, 7 Vinicë, Prilep 8, Pretor, Hanet e Mavrovës dhe 9 gradë në Dibër, Krushevë dhe në Dojran.
Moti paradite do të jetë i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me mjegull të mëngjesit nëpër disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare, nëpër disa vende perëndimore përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa pasdite përgjatë Vardarit nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 20 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, paradite me mjegull të dobët, ndërsa pasdite dhe në orët e natës me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë deri 16 gradë.
