Botë
Konflikti ushtarak Izrael – Hamas, Izraeli me tanke sulmon spitaliN “Al-Shifa”, Hamasi: Izraeli bën krim kundër njerëzimit
15.11.2023 11:00
Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës herët të mërkurën...

Ushtria izraelite po kryen një operacion ushtarak kundër Hamasit në spitalin “Al-Shifa”. Ministrja e Shëndetësisë së autoritetit palestinez, Mai al-Kaila, ka akuzuar Izraelin se ka kryer një “krim të ri kundër njerëzimit, stafit mjekësor dhe pacientëve”, duke kryer një operacion ushtarak brenda spitalit.
“Ne i mbajmë forcat pushtuese plotësisht përgjegjëse për jetën e personelit mjekësor, pacientëve dhe personave të zhvendosur në “Al-Shifa”.”, tha ajo në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Uafa.
Autoritetet palestineze qeverisin pjesët e Bregut Perëndimor të pushtuar, të cilat nuk janë nën kontrollin e plotë të Izraelit dhe dominohen nga lëvizja Fatah, një rival i Hamasit. “Al-Shifa” është spitali më i madh në Gaza dhe si Izraeli, ashtu edhe ShBA-ja pretendojnë se Hamasi ka një bazë komanduese nën të, gjë që Hamasi e mohon.
