Maqedoni

Ministrja e Jashtme rumune viziton vendin

15.11.2023 11:18

Ministrja e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobesku, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Ministrja e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminica Odobesku, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Siç informojnë nga MPJ-ja, në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe mes të dyja vendeve. 

Temë debati do të jetë edhe mbështetja e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, partneriteti në NATO, si dhe ngjarje të tjera aktuale në fushën e politikës së jashtme. Ministrat kanë planifikuar të nënshkruajnë edhe plan për bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Jashtme të të dy vendeve dhe protokoll për bashkëpunim në fushën e arsimit. Ministrja Odobesku, gjatë qëndrimit në Shkup, do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror.