Botë
Tensionet me Pekinin, Xi Jinping arrin në ShBA
15.11.2023 11:44
Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për vizitën e tij të parë në gjashtë vjet...

Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për vizitën e tij të parë në gjashtë vjet, pasi presidenti i ShBA-së, Xho Bajden, tha se qëllimi i tij në bisedimet e tyre dypalëshe këtë javë ishte rivendosja e komunikimeve normale me Pekinin, duke përfshirë kontaktet ushtarake.
Zyrtarët në të dy anët e Paqësorit i kanë vendosur pritshmëritë e ulëta, pasi Bajden dhe Xi kanë vendosur të diskutojnë për Tajvanin, Detin e Kinës Jugore, luftën Izrael-Hamas, pushtimin rus të Ukrainës, Korenë e Veriut dhe të drejtat e njeriut. Të gjitha këto janë zona ku liderët nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjet për një interval të gjatë kohor. Xi po realizon vizitën e tij të parë në ShBA që nga viti 2017 kur u takua me presidentin e atëhershëm, Donald Tramp.
