Euroliga: Real Madrid vazhdon me dominimin

15.11.2023 14:27

U luajtën ndeshjet e javës së tetë për kompeticionin më të rëndësishëm të basketbollit për klube në Europë...

U luajtën ndeshjet e javës së tetë për kompeticionin më të rëndësishëm të basketbollit për klube në Europë. Në Spanjë, Real Madridi vazhdon me rezultatet pozitive, duke u rikonfirmuar si pretendente serioze për trofeun e këtij sezoni. Këta në derbin spanjoll me rezultatin 76-73 e mundën Valensinë. Për “mbretërit” ishte kjo fitorja e tetë në po aq ndeshje të zhvilluara.
 
Basketbollistët e Olimpiakosit në Beograd me rezultatin 79:74 e mundën Makabin. Skuadra izraelite ndeshjet e veta si vendas po i luan në Beograd.  Skuadra turke Efes Pilsen në transfertë me rezultatin 89:82 e mundën Monakon. Më I spikatur tek skuadra turke ishte Shejn Larkin, i cili ndeshjen e mbylli me 25 pikë. Tani Efes ka 5 fitore dhe 3 humbje. Në derbin e skuadrave italiane Virtus, dominoi takimin dhe në fund me rezultatin 86:79, e mundi Emporio Armanin. Shejvon Shilds me 21 pikë të shënuara ishte basketbollisti më I spikatur i ndeshjes.
 
TELOP EUROLIGA
EUROLIGA – JAVA E VIII
  • Monako – Anadolu Efes 82-89
  • Maccabi Tel Aviv – Olympiakos 74-79
  • Virtus Bologna – Emporio Armani 86-79
  • Valencia – Real Madrid 73-76
  • Crvena zvezda – Fenerbahçe 87-56
 
SONTE
  • Alba Berlin – Asvel
  • Zhalgiris – Panathinaikos
  • Barcelona – Baskonia
  • Bayern M. – Partizani