Maqedoni

Ndërrimi i dokumenteve personale, radhë të gjata në punktin pa termin

15.11.2023 14:38

Fillon zyrtarisht me punë punkti për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin të përcaktuar...

Fillon zyrtarisht me punë  punkti për nxjerrjen e dokumenteve personale pa termin të përcaktuar. Në stacionin policor “Prolet” në komunën e Kisella Vodës vërehet një turmë e madhe e njerëzve që kanë ardhur për të nxjerrë dokumentet e tyre personale. Thonë se duhet të presin edhe me orë të tëra, por e kanë të patjetërsueshme ndërrimin e dokumenteve personale.
 
“Sa jeni duke pritur?”, - pyet gazetari.
 
“Që 2 orë. Kam edhe punë tjera, por e kam patjetër t’i ndërroj dokumentet.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Vitin tjetër duhet në nëntor, por me thanë se këtu mundet shpejtë.  Pasaporta dhe letërnjoftimi ende më vlen, por t’i ndërroj, pasi këtu mund t’i nxjerrim dokumentet pa termin, ta shfrytëzojmë.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
 
“Ka gjysmë ore që kam ardhur këtu, të plotësoj dokumentet, e tash kur të kryejmë punë do të shohim, do të presim. Shpresoj se kështu më shpejtë do të kryejmë punë, se sa shpejtë do të shohim.”, - theksoi një qytetare.
 
Spasovski: Brenda një dite shërbehen rreth 1,000 persona
 
Punktin e vizitoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai tha se ky punkt do të punojë prej ora 8:00 deri në orën 18:00 me mundësi zgjatjeje deri në orën 20:00. Në atë periudhë do të mund të shërbehen rreth 1 mijë persona, tha Spasovski, i cili siguron se sistemi për nxjerrjen e dokumenteve funksionon pa problem. 
 
“Kemi instaluar dhjetë stacione të reja të punës, ku qytetarët do të mund të fotografohen për dokumentet. Arsyeja për hapjen e këtij punkti të ri ishte numri i popullatës në Shkup, si dhe fakti që 80% e terminëve të caktuara, të cilat i kanë caktuar nëpërmjet telefonit ose mënyrës elektronike qytetarët i anulojnë, përkatësisht nuk paraqiten nëpër ato terminë, kurse pastaj përsëri caktojnë terminë të reja dhe në këtë mënyrë shtyhet procesi. Prandaj, si udhëheqësi e MPB-së vendosën që t’u dalim në ndihmë qytetarëve, të krijojmë mundësi për hapje të procedurës pa caktuar termin të rregullt, por me paraqitje personale në principin i parë që vjen, i pari shërbehet.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski.
 
Por nga VMRO-DPMNE-ja, me kritika ndaj ministrit të Brendshëm, Spasovski, pasi siç thonë është krijuar kaos i vërtetë, ku qytetarët janë të detyruar të presin në radhë të gjata për të marrë dokumentet personale. 
 
“Nuk ka sistem, nuk ka planifikim, por radhë dhe shtyrje. Është për të ardhur keq që Oliver Spasovski dhe MPB-ja u paraqitën më me dinjitet dhe respekt para 215 kriminelëve të botës së bardhë kur ua nxorën pasaportat, se sa para popullit maqedonas që paguan për to. Oliver Spasovski, i cili 7 vite po bën kërdi, në vend që të fotografohet me donacionet e Zaevit në parafushatën për president, të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje.”, - theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
 
Deri më 12 shkurt të vitit 2024 të gjithë qytetarët duhet të bëjnë ndërrimin e dokumenteve personale, me emrin e ri të shtetit RMV. Siç njoftojnë autoritetet deri më tani janë ndërruar 1 milion e 50 mijë pasaporta, rreth 900 mijë letërnjoftime dhe 480 mijë leje të vozitjes. 
 
ERSAN PAJAZITI