Boks, Iseni dhe Rustemvski shkojnë në ¼ e finales
15.11.2023 14:38
Arian Iseni, ka shënuar fitoren e dytë në Evropianin e boksit (U22), që po mbahet në Budva (Mali i Zi)....

Arian Iseni, ka shënuar fitoren e dytë në Evropianin e boksit (U22), që po mbahet në Budva (Mali i Zi). Ai në luftën e dytë me 3:2 e mundi grekun Mihail Camlidis. Iseni në ¼ e finales (nesër), do të kryqëzojë dorëzat me boksierin francez Jozherlin Sesar.
Në këtë luftë Iseni, do orvatet të sigurojë fitoren e cila do ia siguronte edhe një vend në mesin e katër boksierëve më të mirë në kontinetin e vjetër. Po ashtu edhe boksieri I dytë që mbron ngjyrat e Maqedonisë së Veriut, në këtë evropian Alen Rustemovski, të enjtën do të del në ring ku përballë do ta ketë armenasin Ruslla Aslikjan. Nëse fiton do kualifikohet në ½ finale dhe do të fitonte medaljen e bronztë. Në këte evropian të boksierëve U22, po marrin pjesë 320 boksier nga 38 shtete.
