UEFA hap procedurë disiplinore kundër FFK-së

15.11.2023 14:39

Kosova u përball me Izraelin me 9 nëntor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Kosova u përball me Izraelin me 9 nëntor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Fitorja 1-0 e “Dardanëve” duket se nuk do kalojë pa pasoja, pasi UEFA ka nisur procedurat hetimore në lidhje më vërshëllimat e tifozëve vendas në “Fadil Vokrri” gjatë ekzekutimit të himnit izraelit.
 
“Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.
 
UEFA, do të marrë shpejt vendimin përfundimtar, ku nuk përjashtohet një gjobë e mundshme.