I duhet autorizimi i prindërve për të luajtur me Kombëtare
Trajneri I përfaqësueses së Francës, Deshamp për ndeshjen e radhës eliminatore për “EURO 2024”...

Trajneri I përfaqësueses së Francës, Deshamp për ndeshjen e radhës eliminatore për “EURO 2024”, e ftoi edhe futbollistin e PSG-së, Zaire-Emeri. Megjithatë mesfushori Zaire-Emeri është aq i ri sa i duhet autorizimi prindëror për të udhëtuar jashtë vendit me ekipin e tij kombëtar. Talenti francez, po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke qenë titullar absolut te gjigantët e PSG-së, teksa ka mahnitur Europën me klasin e tij. Ai u bë lojtari më i ri i thirrur ndonjëherë në kombëtaren A të Francës.
Zaire-Emeri me shumë gjasa do të bëjë edhe debutimin në ndeshjet e muajit nëntor. Vlen të theksohet fakti se Kombëtarja e Francës tashmë është kualifikuar, por do të kërkojë t’i mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këto kualifikuese. Për të fluturuar në Greqi, lojtari i PSG-së mori me vete në Clairefontaine një autorizim të nënshkruar nga prindërit e tij. Lajmi u konfirmua nga “L’Equipe”, që shpjegoi se ky është një akt formal, por që shërben për të respektuar një ligj të vitit 2016, një ligj që lidhet me luftën kundër terrorizmit, i cili ka hyrë në fuqi në janar 2017.
