Sportet E Tjera

Peshëngritje, Erkand Qerimaj tërhiqet nga Europiani

17.03.2015 16:36

Shipëria do të përfaqësohet vetëm me Shqiponja Brahjan ën Europianin e Peshngritjes në Tbili, pasi Erkand Qerimaj është tërhequr nga kjo garë...

Kampioni i Europës në fuqi në peshën 77 kg Erkand Qerimaj ka pranuar se dëmtimi në mes e ka detyruar të marrë këtë vendim. 26-vjeçari shkodran pohoi se pasi ka bërë rezonancën manjetike dhe pas konsultimeve me mjekët italianë, ka vendosur të qëndrojë rreth 1 muaj larg shtangës në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt, për të qenë gati për Botërorin e nëntorit, i cili është njëkohësisht garë kualifikuese për Lojërat Olimpike "Rio 2016".

Tërheqja e të vetmit peshëngritës elitar shqiptar nga ky kompeticion bën që të pakësohen shpresat tona për një medalje, pasi Shqiponja Brahja është një peshëngritëse e cila i është rikthyer këtij sportit para 1 viti e gjysmë pas një pezullimi 2-vjeçar për shkak të përdorimit të dopingut.