“EURO 2024”, UEFA: Maqedonia s’ka gjasa për pozitën e dytë
15.11.2023 14:53
UEFA në veb faqen e saj në 180 minuta para përfundimit të ciklit eliminator për “Gjermania 2024”...

UEFA në veb faqen e saj në 180 minuta para përfundimit të ciklit eliminator për “Gjermania 2024”, ka bërë publikë përllogaritjet e saja se cila kombëtare si mund të kualifikohet në ndeshjet përfundimtare të evropianit të ardhshëm. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe pse ka dy ndeshje për të luajtur, UEFA atë e ka përjashtuar nga mundësia për të qenë në mesin e dy kombëtareve më të mira të grupit “C”.
Përfaqësuesja e vendit në dy ndeshjet e radhës do përballet me favoritët Italinë që nuk e kanë të sigurtë kualifikimin dhe me Anglinë. Kjo përfaqësuese e dytë pra Anglia, e ka siguruar kualifikimin për në evropian. Përllogaritja e UEFA-së, thotë se nga ky grup Italia është më fër kualifikimit me fitoren eventuale ndaj Maqedonisë së Veriut të premtën ose me një fitore eventuale të hënën e ardhshme në terren neutral me Ukrainën.
