Maqedoni

Aksidenti në rrugën e plastikave, dy vite e tre muaj burg për shoferin 21 vjeçar

15.11.2023 15:00

Dy vjet e tre muaj burg për shoferin 21 vjeçar nga Shkupi me iniciale Z.SH., i cili më 12 tetor shkaktoi aksident në rrugën e plastikave...

Dy vjet e tre muaj burg për shoferin 21 vjeçar nga Shkupi me iniciale Z.SH., i cili më 12 tetor shkaktoi aksident në rrugën e plastikave, ku e humbi jetën një vajzë 10 vjeçare.
 
Gjykatësja ndaj të akuzuarit shqiptoi edhe gjobë për ndalesë të vozitjes së automjetit në periudhë prej 3 vjeçare. Gjykata gjithashtu vazhdoi masën e arrestit shtëpiak për personin në fjalë, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Gjykatësja në seancë tha se shoferi ka lëvizur 26km/h më tepër se shpejtësia e lejuar, ndërsa fëmija ka kaluar rrugën në pjesën ku nuk ka vizëbardha. Me vendimin gjyqësorë nuk u pajtua babai i fëmijës së ndjerë, i cili tha se ka pritur dënim të paktën me 10 vjet heqje lirie.