Ministria e Drejtësisë bën publik raportin për punën e Prokurorisë

15.11.2023 15:21

Ministri i Drejtësisë e ka dorëzuar raportin...

Ministri i Drejtësisë e ka dorëzuar raportin për punën e Prokurorisë Publike në Qeveri, si dhe të njëjtin e ka bërë publik për opinionin.

Nga kjo ministri thonë se qëllimi i mendimit të dhënë lidhur me raportin është gjetja e dobësive që shfaqen në organizatën prokuroro-publike, me qëllim të ndërmarrjes së  masave të duhura për tejkalimin e tyre.

Dëshirojmë të theksojmë se dobësitë e konstatuara në procedimin e Prokurorisë Publike tashmë janë të përmbajtura në shumicën e dokumenteve të organizatave ndërkombëtare, gjë që është cituar edhe në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Në lidhje me dobësitë konkrete të konstatuara, Ministria e Drejtësisë thekson se një nga prioritetet për periudhën e ardhshme është rritja e efikasitetit në ballafaqimin me korrupsionin dhe krimin, e veçanërisht me format e tij të organizuara. Në këtë drejtim janë edhe sugjerimet tona të dhëna në mendim, me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve konkrete për arritjen e qëllimeve të cekura.”.

Prokuroria i reagon Ministrisë së Drejtësisë

Reagojnë nga Prokuroria nga e cila pretendojnë se azhuriteti lidhur me hetimet nuk është vënë në pikëpyetje.  “Lidhur me azhurimin e procedurave hetimore, në vitin 2022 janë kryer hetime ndaj 1,433 personave, ose 66,1% e numrit të përgjithshëm të hetimeve.

Numri i procedurave hetimore të përfunduara është më i madh se numri i procedurave të reja të hapura hetimore gjatë vitit, që flet për zvogëlimin e procedurave të hapura në Prokurori.”.  

Po ashtu nga Prokuroria theksojnë instaluar kanë instaluar pajisje audio-vizuele për xhirim, por xhirimi nuk është obligativ, si dhe përdorimi i këtyre pajisjeve është i kufizuar, pasi për diçka të tillë nuk as kushte kadrovike, as materiale.

Sa u përket procedurave disiplinore nga Prokuroria thonë se kanë ngritur procedura për 12 prokurorë publik. Për 5 nga këto raste është shqiptuar masa më e rëndë propozim për shkarkimin e prokurorëve, pesë të tjerë janë dënuar me para, ndërsa për një është konstatuar se nuk është bërë shkelje. (Sanije Duraku, TVM2)