Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion, keqpërdorimet në furnizimet publike vazhdojnë

15.11.2023 15:45

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka marrë vendim të dorëzojë iniciativë për përgjegjësi ndaj drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Sipas tyre, janë konstatuar shkelje në furnizimet publike dhe tender të kurdisur. Janë ndarë shuma të larta të mjeteve për persona të angazhuar si mbikëqyrës gjatë prerjes së barit.

“Është shkelur neni 119 nga Ligji për furnizime publike, ku është e paraparë gjobë në nenin 173. Duhet të procesohet procedurë për kundërvajtje, janë caktuar shumat dhe gjobat nëse shkelet një njoftim i tillë. Shkelja tjetër që unë e propozoj është se në këtë rast ka vend për vërtetimin e përgjegjësisë për Drejtorin e Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore para Bordit drejtues për krijimin e pasigurisë juridike kur është në pyetje mirëmbajtja e rrugëve publike, sepse këtu nuk bën pjesë vetëm prerja e barit.”, -  deklaroi anëtari i KShPK-së, Nuri Ibraimi.

“Ndjehet tifoja që të bëhen të gjitha rrethanat që të paraqitet një firmë dhe t’i shpërndahet puna një firme dhe sipas meje kjo është një mënyrë e kurdisjes së tenderëve, gjegjësisht një sëmundje e rëndë e pranishme në shoqëri.”, - theksoi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanova.

KShPK-ja në Qeveri do të dorëzojë iniciativë për përgjegjësi edhe për drejtorin e Agjencisë së Filmit për pakujdesi dhe shpenzim të mjeteve buxhetore duke angazhuar persona me marrëveshje në vepër.

Me këtë rast u tha se Qeveria duhet t'i dëgjojë rekomandimet e tyre, mosrespektimi i të cilave u pasqyrua në raport-progresin e fundit.

Në KShPK janë dërguar edhe materialet për rastin e Klinikës së Onkologjisë, por ato do t'i përcillen institucioneve kompetente, duke pasur parasysh se tashmë është duke u hetuar në Prokurori. (Florije Kamberi, TVM2)