Futboll
Renova neser kundër Rabotnickit
17.03.2015 16:38
Renova nesër do të ndodhet para një sprove të vështirë me ç’rast në kuadër të gjysëmfinales së Kupës së Maqedonis në futboll...

Renova nesër do të ndodhet para një sprove të vështirë me ç’rast në kuadër të gjysëmfinales së Kupës së Maqedonis në futboll, vjen në Shkup për tu përballur me Rabotnickin, kampionin aKtual shtetërorë.
Renova do të zbret në stadiumin “Filipi I dytë” pas startit të shkëlqyeshëm në kampionat ku gëzon efekt maksimal prej 3 fitoreve dhe nesër në Shkup, kundër Rabotniqkit do të bën çmos që të shkëputë rezultat sa më pozitiv, ngase kjo do të jetë vetëm pjesa e parë, e dyta zhvillohet në Tetovë, me gjasë vendimtarja.
Nga taborri I Renovës kan paralajmëruar se në Shkup do të udhëtojnë pa flamur të bardhë.
E dijmë që kundërshtari është I fuqishëm dhe për momentin s`bashku me Vardarin janë skuadrat më të mira në vend, ama, edhe ne nuk jemi për nënçmim, aq më tepër kur në të dyja frontet po luajmë mirë, ishin të opinionit lojtarët dhe udhheqësia më e ngushtë e “gjipsarëve”.
Për skuadrën e Rabotnickit nuk duhet shumë fjalë të hargjohen. Pa dyshim, bëhet fjalë për skuadër mirë të komponuar dhe homogjene për cka dëshmojnë sukseset e saj, poashtu në të dyja kompetecionet, kampionat dhe Kupë. Sdo mend, vetë fakti se janë nikoqir I privelegjon dhe I sjellë në pozitë të favoritit.
Mirpo,favoritët nuk fitojnë gjithnjë. Kur u eliminua Vardari pse mos ta përjetën këtë edhe Rabotniqki.
Kjo do të kushtëzohet nga paraqitja dhe rezultati I ndeshjes së nesërme, e nëse ndodhë diçka e mirë, apo edhe ndonjë barazim përfshirë këtu edhe opcionin e ndonjë disfate të lehtë çdo gjë do të shkon në mullirin e Renovës.
Takimi në fjalë nisë më orën 14:OO.
SAMI ADEMI
