Maqedoni
KE: e pranuam kërkesën e prokurorit publik
17.03.2015 16:55
Sa dhe kush do të jenë ekspertët e Bashkimit Evropian të cilët do të ndjekin rrjedhën e disa proceseve hetimore dhe gjyqësore...

Sa dhe kush do të jenë ekspertët e Bashkimit Evropian të cilët do të ndjekin rrjedhën e disa proceseve hetimore dhe gjyqësore të lidhura me ngjarjet aktuale në vend do të dihet më së voni deri në fund të muajit.
Ende nuk ka përgjigje për ftesën që Prokuroria Publike ua dërgoi autoriteteve të BE-së, të premten, thonë nga kjo prokurori. Ata sqarojnë se ekspertët ndërkombëtarë nuk do të ofrojnë udhëzime konkrete, por vetëm do të monitorojnë.
"Ekspertët do të jenë të njohur me punën në lëndët që lidhen me ngjarjet aktuale, por pa dhënë udhëzime konkrete për hetimin si dhe për sjelljen e vendimeve hetuese. Ekspertët ndërkombëtarë do të jenë të njohur me punën e prokurorëve kompetentë në drejtim të objektivitetit dhe paanshmërisë në trajtimin dhe zbatimin e standardeve"- thonë nga Prokuroria Publike.
Autoritetet hetuese nuk dëshirojnë të zbulojnë detaje se çka konkretisht do të thotë mbikëqyrje e tillë ndërkombëtare, por ideja është që të rrisë transparencën e procesit. “
Sa ekspertë do të vijnë dhe cilët do të jenë ata, lëmë që Bashkimi Evropian vetë të vendos”- thonë nga Prokuroria Publike.
Gjithsesi, nuk pritet që në monitorim të dërgohen përfaqësues politik, si për shembull eurodeputetë, por më së shumti penalistë, juristë, ekspertë për përgjime dhe komunikim dhe të ngjashëm.
Ndërkombëtarët nuk do të jenë të përfshirë vetëm në rastin “Puç”, por në të gjitha proceset të cilat në cilëndo formë janë të implikuar përfaqësues të lartë partiak ose shtetëror.
SANIJE KASAMI
