Maqedoni
Anëtarësimi i vendit në BE, Sijarto viziton RMV-në
16.11.2023 09:18
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Sijarto...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Sijarto, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të ministrit për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.
Siç njoftoi MPJ-ja, në fokus të bisedimeve do të jetë procesi i anëtarësimit të vendit tonë në BE, marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit brenda organizatave ndërkombëtare, si dhe tema të tjera aktuale të politikës së jashtme.
