Maqedoni
MPB-ja për informacionet në rrjetet sociale: Nuk ka kidnapim të fëmijëve
16.11.2023 13:38
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut i mohon informacionet e shpërndara...

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut i mohon informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për gjoja kidnapime të fëmijëve nga një grup që është thënë se ka qarkulluar në rrethinën e Shkupit.
Reagimi i MPB-së vjen pasi dje në rrjetin social Facebook filloi të shpërndahet masivisht një foto e personave që dyshohet se janë rrëmbyes të fëmijëve dhe që qarkullonin në rrethinën e Shkupit.
“Qytetarët të mos bien pre e dezinformatave, policia e garanton sigurinë.”. Ministria e Brendshme mohon gënjeshtrat që disa persona përhapin përmes rrjeteve sociale për disa të dyshuar si rrëmbyes. Nuk ka asnjë fëmijë të rrëmbyer, e as ndonjë rrëmbyes.
“Apelojmë që të mos përhapen dezinformata në rrjetet sociale që synojnë të shqetësojnë qytetarët. Policia është e pranishme gjithkund dhe garanton sigurinë e qytetarëve.”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
