Maqedoni
Nebiu: Kërcënohen të punësuarit e AMPK-së për shitjen e patundshmërive në ankand
16.11.2023 10:44
“Të punësuarit në Agjencinë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar...

“Të punësuarit në Agjencinë për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar janë pre e kërcënimeve dhe frikësimeve, për shkak procedurave për shitjen e patundshmërive të cilat së fundmi janë nxjerrë në ankand.”, ka deklaruar drejtori i kësaj agjencie, Driton Nebiu.
Momentalisht në ankand janë banesat e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, nga aktvendimi i plotfuqishëm në lëndën “Perandoria”.
