Futboll
Xhaka në historinë e futbollit zvicerian
16.11.2023 13:58
Zvicra të mërkurën në stadiumin “Pancho Arena” në Hungari...

Zvicra të mërkurën në stadiumin “Pancho Arena” në Hungari, barazoi 1:1 në udhëtim tek Izraeli në ndeshjen e Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.
Zvicra me fitore do kishte siguruar kualifikimin në “EURO 2024”. Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe shkroi historinë me përfaqësuesen “helvetike”.
Për të ishte paraqitja e 119-të dhe e kalon në këtë statistikë Heinz Hermannin. Para 14-të vjetësh, Xhaka ishte shpallur kampion bote me grupmoshën U17 të Zvicrës në Nigeri.
Xhaka debutoi te Zvicra në duelin kundër Anglisë në vitin 2011 në “Ëembley”. Në atë kohë, në krye të Zvicrës ishte përzgjedhësi Ottmar Hitzfeld. Xhaka ka realizuar në total 14 gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me 12 asistime. Kjo ndeshje ishte dashur të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
