Basketboll

Dallasi vazhdon me fitore

16.11.2023 13:59

Dallas Mavericks mposhti në udhëtim Washingtonin me rezultat 130:117 dhe arriti fitoren e nëntë sezonale...

Dallas Mavericks mposhti në udhëtim Washingtonin me rezultat 130:117 dhe arriti fitoren e nëntë sezonale, duke mbetur në garë me Denverin për vendin e parë në renditjen e Konferencës Perëndimore.
 
Te Mavericks u dallua Tim Hardaëay me 31 pikë, si dhe Luka Donçiq me 26 pikë, 10 asistime dhe shtatë kërcime. Basketbollistët e Atlantas u mposhtën nga Neë Yorku me 114:116. Te Knicks u dallua Julius Randle me 29 pikë, Jaylen Branson me 24 dhe Immanuel Quickley me 20.
 
Fitoren në fushën e mysafirëve e shënoi edhe Milëaukee, që mposhti skuadrën e Torontos me rezultat 128:112. Më të mirët te Milëaukee ishin Damian Lillard me 37 pikë dhe Malik Beasley me 30 sosh.
 
Minnesota i dha fund serisë prej shtatë fitoresh pasi humbi ndaj Phoenixit 115:133. Në ndeshjet e tjera, Boston mundi Philadelphian 117:107, Orlando mposhti Chicagon 96:94, dhe Cleveland triumfoi ndaj Portlandit 109:95.