Basketboll
Lebron shënon “"triple-double"” e108-të
16.11.2023 14:01
Krahas faktit që është në moshë 38 vjeçare, Lebron Xhejms edhe më tej shënon statistika...

Krahas faktit që është në moshë 38 vjeçare, Lebron Xhejms edhe më tej shënon statistika të shkëlqyeshme në ndeshjet e NBA-së. Xhejms natën e kaluar e shënoi "triple-double" e 108 në karierë, me të cilën ia kaloi Xhejson Kid.
Ai në listën e përhershme të këtyre arritjeve e mbante pozitë e pestë. Lebroni këtë ndeshje e përfundoi me 28 pikë, 11 asistime dhe 10 kërcime. Kjo arritje e Xhejms, skuadrës së tij (LA Lejkers), nuk i ndihmoi për të shënuar fitore.
Ndeshja përfundoi me fitore të Sakramentos me 125:110. Xhejms kundër Kings shënoi edhe trepikëshin e 2.283 dhe me këtë nga pozita e tetë e kësaj renditje e largoi Xhejson Terin.