Futboll
Shqipërinë e pret “ferri” në “Euro2024”
16.11.2023 14:03
Në dy sfidat e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Shqipëria do të zbret në fushë për të marrë pikët e plota...

Në dy sfidat e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, Shqipëria do të zbret në fushë për të marrë pikët e plota. Kombëtarja shqiptare synon një rekord historik, kërkonë të fitojë 19 pikë, për të thyer rekordin e Edy Reja-s, që kishte fituar 18 pikë në një fushatë kualifikuese. Më shumë se sa për këtë rekord, Sylvinho dhe stafi i tij bëjnë llogari në lidhje me të ardhmen, në çfarë pozitash do të shkojnë në shortin e 2 dhjetorit.
Kur kanë mbetur edhe 180 minuta lojë, deri në përfundimin e kësaj fushate eliminatore, mediat e shumta evropiane kanë parashikuar vazot në të cilat mund të gjendeshin kombëtaret. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazon e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Austria.
Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet. Në vazon e parë, janë përfaqësueset “mëdha” si Gjermania nikoqire, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në këtë pikë është e pashmangshme një përfaqësuese e madhe, është shumë e vështirë të zgjedhësh dikë.
Në vazon e tretë, janë përfaqësuese si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke. Sigurisht këtu është më e lehtë për të shprehur dëshira, Çekia do të ishte e para, gjithnjë nëse ia dalin të kualifikohen.
Në vazon e katërt, shortin e ndërlikon shumë prezenca e Italisë kampioi aktual evropian nga Euro 2021. Në këtë vazo bëjnë pjesë edhe ekipet kombëtare si Sllovakia dhe Rumania. Për momentin ky është projeksioni i vazove, për shortin e dhjetorit, por situata mund të ndryshojë pas përfundimit të kësaj fushate eliminatore për “Euro 2024”.
