Tiranë, 3,2 miliardë lekë për MPJ-në, hapen 4 përfaqësi të reja në botë
Me një vlerë prej 3,2 miliardë lekësh....

Me një vlerë prej 3,2 miliardë lekësh, buxheti i vitit që vjen për Ministrinë e Punëve të Jashtme, financon edhe hapjen e 4 përfaqësive të reja në botë, mes të cilave edhe një konsullatë në Maqedoninë e Veriut.
“Kemi në plan edhe hapjen e dy përfaqësive të reja, njëra në Kiev dhe tjetra në Baku. Gjithashtu do të hapen edhe dy konsullata në rajon, në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Është në objektivat tona ngritja e përfaqësive, së paku një në Afrikën Subsahariane.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i MEPJ-së, Gazmend Turdiu.
Informacioni që shkëmbehet mes Shqipërisë dhe përfaqësive të saj nëpër botë ka marrë një rëndësi të veçantë, sidomos pas sulmit kibernetik të bërë nga Irani ndaj është parashikuar furnizimi me pajisje të kohëve të fundit.
“Ne kemi 51 përfaqësi, nga të cilat vjet janë furnizuar me laptop 19 përfaqësi, janë kryer edhe punimet sipas të DSIK-ut, BE-së dhe NATO-s, për dhomën ku duhet të mbahet laptopi me të cilin kryhet informacioni i sigurt.”, - theksoi drejtoresha ekonomike, MEPJ, Ilda Dega.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, tha se po punohet për të rritur flotën e automjeteve në shërbim të diplomacive shqiptare në vendet e huaja. (Luljeta Ndoka, TVM2)
