Maqedoni
Grupi i punës për reforma në gjyqësor, Kambovski: Përgatisim zgjidhje pa ndikime politike
16.11.2023 15:54
Kritikat dhe vërejtjet e shumta për ndikime politike në punën e Këshillit Gjyqësor rezultuan me formimin...

Kritikat dhe vërejtjet e shumta për ndikime politike në punën e Këshillit Gjyqësor rezultuan me formimin e grupit të punës pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Në mbledhjen e parë të këtij grupi të përbërë nga përfaqësues të pushtetit gjyqësorë, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, komunitetit akademik dhe personave të tjerë me integritet dhe njohuri në këtë fushë u diskutua për metodologjinë e punës. Kryetari i këtij grupi, akademiku Vllado Kambovski për TVM, thekson se do të përgatisin një zgjidhje që nuk do të ketë ndikime politike apo të tjera.
Qëllimi është ta rregullojmë sa më shumë punën dhe funksionimin e Këshillit Gjyqësor, kështu duke rritur autoritetin dhe reputacionin e këtij trupi që është garanci kryesore për pavarësinë e gjyqësorit dhe jo ta rrezikojë atë, vlerëson Kambovski.
“Jo vetëm ndryshime në ligjin për Këshillin Gjyqësor, edhe ligji aktual do të mundej të funksionojë mirë nëse nuk do të ishin këto devijime gjatë implementimit të tij. Devijime të krijuara nga një klimë e keqe e presioneve ndaj gjyqësorit, ndikime politike, ndikime direkte nga individë dhe grupe lobi mbi gjyqësorin. E shohim se gjyqësori tani është tema kryesore. Duke iu falënderuar në rend të parë disa rasteve të rënda dhe tani opinioni sheh në bazë të tyre, nëse po zbatohet drejtësi apo jo.”, - theksoi kryetari i Grupit të Punës, Vllado Kambovski.
Grupi i punës do t’i analizojë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me punën e Këshillit Gjyqësor, ku bëjnë pjesë Raporti i Komisionit Evropian, Raporti nga projekti "Rule of law", që e vlerësoi punën e institucioneve gjyqësore, si dhe Raportin e Komisionit vlerësues për Këshillin Gjyqësor.
Ky grup i punës nuk ka afat veprimi, megjithatë çështja mund të përfundojë për një apo dy muaj, pasi që sipas Kambovskit janë paraqitur edhe shumë çështje të komplikuara, përveç asaj për përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe kandidatët që zgjidhen.
FLORIJE KAMBERI
