Maqedoni

Ministri i Jashtëm hungarez në Shkup: RMV-ja t’i hapë bisedimet reale

16.11.2023 16:11

Bashkimi Evropian duhet të pranojë se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor...

Bashkimi Evropian duhet të pranojë se ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ndërkaq me Maqedoninë e Veriut t’i fillojë bisedimet menjëherë, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto. Sipas tij, është neveritëse të presësh 18 vite për t’i filluar bisedimet, e me këtë, BE-ja ka treguar mosrespekt për vendin kandidat.
 
Shton se zgjerimi i unionit ndikon edhe në forcimin e familjes evropiane, e cila tashmë vetëm se është dobësuar dhe ka shumë dilema që kërkojnë përgjigje, shton ai.
 
“Bashkimi Evropian është dobësuar seriozisht dhe pyetja është si ta përmbledhim këtë dobësim? Mund ta përmbledhim nëse i kthehemi logjikës normale njerëzore. Hapi i parë për kthimin e logjikës  do të ishte të pranosh se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Të pranohet se BE-së i duhet ai moment, ajo energji e freskët, ai aktivitet dhe zhvillimi i shpejtë i ngjarjeve që vijnë nga Ballkani Perëndimor. Zgjerimi i Unionit duhet të përshpejtohet menjëherë me Maqedoninë e Veriut dhe bisedimet reale të fillojnë menjëherë.”, - deklaroi ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto. 
 
BE-së i duhet zgjerim, Osmani për integrimet: Pa ndryshimet kushtetuese s’ka ecje përpara
 
Ministri Osmani, me apel të përditshëm deri tek opozita që të mënjanojë pengesën e vetme para nesh dhe t’i votojë ndryshimet kushtetuese, pa miratimin e  të cilave vendi rrezikon ngecje në aspiratat eurointegruese.
 
“Biseduam për sfida të përbashkëta, për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, për shansin e papërsëritshëm para nesh dhe natyrisht për nevojën e konsensusit të brendshëm për ndryshimet kushtetuese, që duhet të garanton të ardhmen evropiane të vendit.”, - theksoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. 
 
Dy homologët u ndalën edhe për tatimin e vendosur nga Bullgaria për tranzitimin e gazit natyror, të cilën e quajtën jolegale dhe paralajmëruan mundësinë për ankesë të koordinuar deri tek Komisioni Evropian, në mënyrë që të tërhiqet  tatimi bullgar.
 
Ministri Sijarto u përgjigj dhe në pyetjen e gazetarëve për joekstradimin e ish-kryeminstrit, Gruevski, për çka tha se kjo punë është  e  gjyqësorit dhe jo e diplomacisë. Për ministrin Osmani, ish-kryeministri Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të ballafaqohet me drejtësi.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU