MPB-ja për informacionet në rrjetet sociale: Nuk ka kidnapim të fëmijëve

16.11.2023 17:28

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut...

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut i mohon informacionet e shpërndara në rrjetet sociale për gjoja kidnapime të fëmijëve nga një grup që është thënë se ka qarkulluar  në rrethinën e Shkupit.

Reagimi i MPB-së vjen pasi në rrjetin social Facebook filloi të shpërndahet masivisht një foto e personave që dyshohet se janë rrëmbyes të fëmijëve dhe që qarkullonin në rrethinën e Shkupit.Qytetarët të mos bien pre e  dezinformatave , policia e garanton sigurinë.

Apelojmë që të mos përhapet dezinformata në rrjetet sociale që synojnë të shqetësojnë  qytetarët.”, thuhet në komunikatën e MPB-së.